top of page

Seminare

This is a Paragraph. Click on "Edit Text" or double click on the text box to start editing the content and make sure to add any relevant details or information that you want to share with your visitors.

Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat  financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar ditën e sotme, më datë 27 Mars 2018, në qytetin e Fierit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin  e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.

Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet  promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.

Pjesmarrës në takim ishin rreth 40 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i  Fierit , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.

Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit.

Z.Kino Buxheli, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin  e SME-ve  në Shqipëri  pasi mbajti fjalën e hapjes, bëri një prezantim mbi “Financimin e SME-ve - Instrumentët financiarë dhe jo financiarë  të Programit PRODAPS & IASME  në mbështetje të zhvillimit të SME-ve”, të cilët janë projektuar për të përmirësuar qasjen në financa për SME-të shqiptare, përmes krijimit të kushteve të favorshme për realizimin e investimeve produktive. Ai vlerësoi potencialin e kësaj zone  ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit e përpunimit, agropërpunimit, fermerë, të përpunimit të drurit dhe materialeve të ndërtimit, etj.

Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin  SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME, ndërsa përfaqësuesit e AIDAs  bënë prezantime mbi shërbimet e ofruara nga agjencia për fondet grant ku u vu theksi në mbështetjen e biznesit, veçanërisht  SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare, si dhe një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, gjatë së cilit u shpjeguan shërbimet dhe funksionet që ofron ky rrjet  si një mundësi e mirë për SME-të shqiptare të gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja.

Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

Seminar Trajnues për Instrumentat financiarë dhe jo financiarë të programit PRODAPS & IASME, në mbështetje të SME-ve Shqiptare

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) organizoi një trajnim një ditor në 15 Mars 2018, në Shkodër,  me sipërmarrës, përfaqësues të bankave tregtare private në rrethe, partnerë të programit dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit. Qëllimi i trajnimit ishtë dhënia e njohurive më specifike mbi Programin PRODAPS dhe IASME, mbi financimin dhe  përmirësimin e aksesit në instrumentat e financimit nga ana e SME-ve

 

Objektivi specifik  i ketij aktiviteti ishte, për realizimin e  “një sipërmarrjeje të gjerë”, e aftë që të konkurojë në tregjet ndërkombëtare, si çelësin përmes së cilës të realizohet një rritje më e ekuilibruar e sistemit ekonomik shqiptar në tërësinë e tij, e cila nënkupton gjithashtu dhe një vëmendje të veçantë ndaj zonave që ndodhen jashtë pjesës metropolitane të Tiranës, të pasura me sipërmarrje të vogla e shumë të vogla të cilat shpesh veprojnë në kontekste bujqësore, të cilat kanë vështirësi për të patur akses në kreditë bankare.

Programi parashikon përdorimin e mjeteve financiare dhe jo financiare për t’u ardhur në ndihmë SME-ve përfituese duke favorizuar realizimin e investimeve që synojnë të rrisin cilësinë e proçeseve prodhuese.

Pjesmarrës në takim ishin rreth 45 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i  Shkodrës , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit, z. Kino Buxheli prezantoi komponentët financiarë dhe jo financiarë të Programit, linjën e kredisë së butë për SME-të, prej 36 milion Euro dhe  Fondi i Garantimit të Kredive prej 5 milion Euro, të cilët janë projektuar për të përmirësuar qasjen në kredi për SME-të shqiptare përmes krijimit të kushteve të favorshme për realizimin e investimeve produktive, sepse, programi parashikon, për sa i përket Linjës së Kredive, dhënien e një norme interesi dhe një afati shlyerjeje më të favorshëm se ato të tregut për SME-të që duan të blejnë mallra dhe shërbime me origjinë italiane.

Ai vlerësoi potencialin e kësaj zone  ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit fason (këpuce e veshje), agropërpunues, fermerë, sipërmarrës të përpunimit të drurit dhe materialeve të ndërtimit. Buxheli, ndër të tjera paraqiti gjithashtu profilin, filozofinë e punës dhe arritjet e deritanishme të programit PRODAPS dhe IASME, si një program i sukseshëm në mbështetje të sipërmarrjes vendase. Ai permendi dobine e programit në përmirësimin e qasjes së SME-ve në shërbimet financiare, promovimin e ndërveprimit më të madh midis SME-ve dhe Bankave, duke siguruar specializimin e Bankave në operacionet e kredisë afatmesme.

Takimi shërbeu si një platformë diskutimi, gjatë të cilës, ekspertë të PRODAPS & IASME dhe Agjencisë Rajonale të Zhvillimit (ARZH)  trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin  SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre.

Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

Seminar Trajnimi me stafin e NoA për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

Njësia e Menaxhimit e Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri “PRODAPS & IASME”  zhvilloi më 9 Mars 2018 në Hotel Xheko Imperial, në Tiranë, një seminar trajnimi me temë “Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare`.

 

Takimi u përqëndrua në rolin e bankës në zbatueshmërinë e kërkesave të Marrëveshjes së Huasë “On Lending Agreement” dhe Skemën e Fondit të Garancisë dhe zbatimi i saj nga Fondi Besa.

Në panelin drejtues morën pjesë z. Kino Buxheli, Drejtor i Programit Italo –Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri dhe zj. Briolda Jahaj, Eksperte Financiare e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SMEve.

Qëllimi i këtij seminari ishte ndihma në kualifikimin dhe trajnimin e stafit të NoA, si një nga insitucionet financiare partnere të Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.

Ekspertët prezantuan Marrëveshjen e Huasë “On Lending Agreement” dhe Skemën e Fondit të Garancisë, ku çështjet më të rëndësishme që u trajtuan përmblidhnin koncepte të përgjithshme për të gjitha etapat dhe teknikat e zbatimit dhe hartimit të dokumentacionit te projekteve të SME-ve në kuadër të Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS & IASME).

Ky trajnim u zhvillua në vijimësi të seminareve të trajnimeve që Programi ka zhvilluar me stafet e Bankave partnere, për rolin e bankave në rritjen e aksesit të SME-ve shqiptare në Linjën e Kredisë dhe në Fondin e Garancisë të Programit.

Trajnimi u ndoq nga 15 punonjës të NoA nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Gjatë trajnimit u organizuan disa grupe pune, ku pjesëmarrësit aplikuan konkretisht të gjitha njohuritë e marra dhe në të njëjtën kohë qartësuan dhe tejkaluan çdo vështirësi që hasën gjatë punës së tyre.

Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve dhe kualifikimin e stafeve të bankave partnere do të vijojnë të zhvillohen me stafet e institucioneve financiare partnere.

Seminar Trajnimi me stafin e Fondit Besa për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

Njësia e Menaxhimit e Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri “PRODAPS & IASME”  zhvilloi më 22 Shkurt 2018 në Hotel Xheko Imperial, në Tiranë, një seminar trajnimi me temë “Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare`.

 

 

Takimi u përqëndrua në rolin e bankës në zbatueshmërinë e kërkesave të Marrëveshjes së Huasë “On Lending Agreement” dhe Skemën e Fondit të Garancisë dhe zbatimi i saj nga Fondi Besa.

Në panelin drejtues morën pjesë z. Kino Buxheli, Drejtor i Programit Italo –Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri dhe zj. Briolda Jahaj, Eksperte Financiare e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SMEve.

Qëllimi i këtij seminari ishte ndihma në kualifikimin dhe trajnimin e stafit të Fondit Besa, si një nga insitucionet financiare partnere të Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.

Ekspertët prezantuan Marrëveshjen e Huasë “On Lending Agreement” dhe Skemën e Fondit të Garancisë, ku çështjet më të rëndësishme që u trajtuan përmblidhnin koncepte të përgjithshme për të gjitha etapat dhe teknikat e zbatimit dhe hartimit të dokumentacionit te projekteve të SME-ve në kuadër të Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS & IASME).

Ky trajnim u zhvillua në vijimësi të seminareve të trajnimeve që Programi ka zhvilluar me stafet e Bankave partnere, për rolin e bankave në rritjen e aksesit të SME-ve shqiptare në Linjën e Kredisë dhe në Fondin e Garancisë të Programit.

Trajnimi u ndoq nga 26 punonjës të Fondit Besa nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Informacioni dhe njohuritë e marra gjatë trajnimeve nga stafi i institucioneve financiare partnere janë të rëndësishme, pasi ato përbëjnë një faktor kyç në suksesin e Programit dhe specialistët bankarë janë ata që pas interesimit fillestar të bizneseve, do të mund të informojnë, sqarojnë për gjithshka dhe bindin sipërmarrësit e SME-ve nëpër të gjitha fazat e aplikimit për kredinë e butë të Programit.

Gjatë trajnimit u organizuan disa grupe pune, ku pjesëmarrësit aplikuan konkretisht të gjitha njohuritë e marra dhe në të njëjtën kohë qartësuan dhe tejkaluan çdo vështirësi që hasën gjatë punës së tyre.

Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve dhe kualifikimin e stafeve të bankave partnere do të vijojnë të zhvillohen me stafet e institucioneve financiare partnere.

Seminar Trajnimi me stafin e FedInvest për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

Në vijim të trajnimeve me stafet e bankave partnere, më 18 Janar 2018, në zbatim të “Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS), Njësia e Menaxhimit të Programit zhvilloi në mjediset e  Hotel Xheko Imperial, në Tiranë , seminarin trajnimit, me stafin e FedInvest në Tiranë dhe në degët në rrethe, me temë “Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare`.

 

Seminari u drejtua dhe u menaxhua nga z. Kino Buxheli, Drejtor i Programit Italo–shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri dhe zj. Briolda Jahaj, Eksperte Financiare e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve.

Qëllimi i seminarit ishte diskutimi i zbatimit të Linjës së Kredisë dhe skemës së garantimit te kredive, për të zgjeruar njohuritë në fushën e menaxhimit të stafit të FedInvest në zbatimin e Marrëveshjes ”On Lending” dhe skemës të garantimit të kredive në mbështetje të SME-ve shqiptare.

Ekspertët prezantuan Marrëveshjen ”On Lending” dhe Skemën e Fondit të Garancisë, që do të zbatohen nga stafi i FedInvest në mbështetje të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme në Shqipëri. Diskutimi i tyre u ndal në kriteret e pranueshmërisë së projekteve të SME-ve dhe në rolin konkret të FedInvest në përzgjedhjen e projekteve, në procedurat e vendimmarrjes dhe  dokumentacionin e kërkuar. Duke bërë një analizë të përgjithshme të zbatimit të deritanishëm të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, ata theksuan rolin parësor që punonjësit e FedInvest kanë në përthithjen e interesimit të bizneseve dhe në informimin e tyre të plotë për avantazhet dhe përfitimet nga Programi.

Përveç prezantimit të ketyre produkteve, u realizuan diskutime të hapura, nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve me raste konkrete për çështje teknike të hasura nga stafet e bankave gjatë zbatimit të Linjës së Kredisë dhe Fondit të Garancisë së Programit.

Ky takim u realizua në vijim të seminareve trajnues që PRODAPS & IASME po kryejnë me stafet e institucioneve financiare partnere të Programit për shtimin e efektshmërisë së tyre në rritjen e aksesit të biznesve në Linjën e Kredisë dhe në Fondin e Garancisë, në mbështetje të SME-ve Shqiptare.

Trajnimi u ndoq nga 27 pjesëmarrës,  punonjës të FedInvest nga të gjitha  Tirana dhe qytetet e Shqipërisë, në profile të ndryshme si drejtues degësh, drejtues operacionesh, këshillues të klientëve, specialistë të shërbimit të klientelës, etj.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u organizuan në grupe pune, duke aplikuar konkretisht të gjitha njohuritë e marra, nëpërmjet ushtrimit dhe prezantimit të vështirësive të hasën gjatë punës së tyre dhe eksperiencave të mira në tejkalimin e pengesave.

Seminar Trajnimi me stafin e FedInvest për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

Më 17 Janar 2018, në zbatim të “Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS), Njësia e Menaxhimit të Programit zhvilloi në mjediset e Hotel Fieri, në Fier,  seminarin e  trajnimit me stafin e FedInvest në Tiranë dhe në degët në rrethe, me temë ““Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare`.

 

 

Seminari u drejtua dhe u menaxhua nga z. Kino Buxheli, Drejtor i Programit Italo–shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri dhe zj. Briolda Jahaj, Eksperte Financiare e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve.

Qëllimi i seminarit ishte diskutimi i zbatimit të Linjës së Kredisë dhe skemës së garantimit te kredive, për të zgjeruar njohuritë në fushën e menaxhimit të stafit të FedInvest në zbatimin e Marrëveshjes ”On Lending” dhe skemës të garantimit të kredive në mbështetje të SME-ve shqiptare.

Ekspertët prezantuan Marrëveshjen ”On Lending” dhe Skemën e Fondit të Garancisë, që do të zbatohen nga stafi i FedInvest në mbështetje të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme në Shqipëri. Diskutimi i tyre u ndal në kriteret e pranueshmërisë së projekteve të SME-ve dhe në rolin konkret të FedInvest në përzgjedhjen e projekteve, në procedurat e vendimmarrjes dhe  dokumentacionin e kërkuar. Duke bërë një analizë të përgjithshme të zbatimit të deritanishëm të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, ata theksuan rolin parësor që punonjësit e FedInvest kanë në përthithjen e interesimit të bizneseve dhe në informimin e tyre të plotë për avantazhet dhe përfitimet nga Programi.

Përveç prezantimit të ketyre produkteve, u realizuan diskutime të hapura, nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve me raste konkrete për çështje teknike të hasura nga stafet e bankave gjatë zbatimit të Linjës së Kredisë dhe Fondit të Garancisë së Programit.

Ky takim u realizua në vijim të seminareve trajnues që PRODAPS & IASME po kryejnë me stafet e institucioneve financiare partnere të Programit për shtimin e efektshmërisë së tyre në rritjen e aksesit të biznesve në Linjën e Kredisë dhe në Fondin e Garancisë, në mbështetje të SME-ve Shqiptare.

Trajnimi u ndoq nga 35 pjesëmarrës,  punonjës të FedInvest nga të gjitha  qytetet e Shqipërisë, në profile të ndryshme si drejtues degësh, drejtues operacionesh, këshillues të klientëve, specialistë të shërbimit të klientelës, etj.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u organizuan në grupe pune, duke aplikuar konkretisht të gjitha njohuritë e marra, nëpërmjet ushtrimit dhe prezantimit të vështirësive të hasën gjatë punës së tyre dhe eksperiencave të mira në tejkalimin e pengesave

bottom of page