Rreth nesh
Programi menaxhohet përmes Credit Line Steering Committee (CLSC) - (Komiteti Drejtues i Linjës së Kredisë), i krijuar në bazë të Marrëveshjes dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë. Credit Line Steering Committee mbikëqyrë efikasitetin dhe efiçencën e programit dhe përbëhet nga tre përfaqësues të emëruar nga institucionet shqiptare: MEKI (Ministria e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit) dhe Banka e Shqipërisë dhe nga dy përfaqësues të institucioneve italiane: të emëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkepunimit Nderkombetar e Republikës Italiane – Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit Nderkombetar për Zhvillim (MPJBN-DPBZH) nëpërmjet Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Zyrës së saj të Agjencise Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.
Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) e krijuar pranë Ministrisë së Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit njësia e mbështejes teknike të Programit e përbërë nga personel vendas dhe italian, e cila mbikqyrë menaxhimin e fondeve të kredisë së butë dhe asiston CLSC, MFE dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës Italiane në Tiranë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së Programit, duke garantuar respektimin e procedurave të përcaktuara në Marrëveshje.
Programi Italo-Shqiptar per Zhvillimin e Sektorit Privat ne Shqiperi

11
Partneret
1893
Vende te reja pune
30.2 mil
Shuma e financuar
100%
Sukses
